Von Der Leyen: Tronditja nga Brexit forcoi unitetin brenda BE’së

  • 08 November 2019 - 22:51
Von Der Leyen: Tronditja nga Brexit forcoi unitetin brenda BE’së

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi sot se “tronditja nga Brexit” ka forcuar unitetin brenda Bashkimit Evropian.

“Kaq paradoksale sa duket, tronditja e Brexit-it ka forcuar unionin tonë. Sepse, nuk tregon vetëm se çfarë do të thotë të largohesh nga BE, por gjithashtu edhe atë që fiton secili vend duke qenë pjesë e Bashkimit Europian”, konfirmoi zyrtarja gjermane një ditë para ceremonive me rastin e 30-vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit.

“Eksperienca e Brexit kujtoi, për shumë nga ata që kishin dyshime tek BE, përfitimet që mund të kenë nga kjo aleancë”, theksoi ajo. 

“Sado të ndryshëm që jemi, 27 vendet e Bashkimit Europian janë të bashkuar në negociatat për Brexit”, nënvizoi ajo. .

Vështirësitë aktuale rreth kushteve të daljes së Britanisë së Madhe nga BE paralizojnë dhe ndajnë vendin që prej votimit të britanikëve në vitin 2016 dhe Brexit-i është shtyrë tashmë tre herë.

(Kosova Sot Online)