Vrasjet politike, ja kërkesa urgjente për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 09 November 2019 - 13:45
Vrasjet politike, ja kërkesa urgjente për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Do të ishte përfundimisht diçka tepër e pa falshme nëse nuk zbardhen këto raste. Kjo duhet të ndodhë tani dhe pa u vonuar sepse po bëhet fjalë për formimin e një qeverie të shpresës së madhe për qytetarët, nga dy parti politike të cilat e patën fatin të ngjashëm të jenë viktima të vrasjeve politike. Nuk është vetëm LDK-ja e dëmtuar nga këto krime, vrasjet politike, është edhe Vetëvendosje, sepse tani më e kemi akoma të freskët rastin e Astrit Deharit. Duhet të ndiqen të gjitha gjurmët dhe detajet, për të zbuluar aktorët për ato vrasje makabre, dhe kriminelët kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Vrasjet politike të pas luftës në Kosovë, kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një nga zhvillimet e dhimbshme të cilat nuk i ka pritur të ndodhin askush, por që në dy-tri vitet e para në liri, ishin bërë top lajm i keq jo vetëm për mediet vendore por edhe për ato ndërkombëtare.

Sikur që dihet, viktima të kësaj gjuetie politike kanë qenë kryesisht veprimtarë të LDK-së, për të cilët ky subjekt politik vazhdimisht është deklaruar se qëllimi i vetëm i organizimit të atyre atentate, vrasjeve, ishte kundërshtimi politik i tyre.

Mirëpo e keqja nuk është ndalur me aq. Likuidimi politik i kundërshtarëve tani dyshohet se ka ndodhur edhe pas parësisë së Kosovës, sikur që është rasti me përndjekjen e aktivistëve të Vetëvendosjes, rasti konkret i Astrit Deharit të vrarë në burg e të shpallur si i vetëvrarë.

Lidhur me këto vrasje, dhe nevojën imediate për zbulimin dhe gjykimin e vrasësve, ka folur për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ali Hertica.

Sipas tij, është detyrë ndër parësoret e qeverisë së re të koalicionit LVV-LDK, që ta mbështesin drejtësinë e Kosovës, ta inkurajojnë prokurorinë dhe gjyqësorin për zbardhjen e të gjitha këtyre krimeve dhe ndëshkimin e vrasësve.

Image
Ali Hertica

“Vrasjet politike të pas luftës në Kosovë janë një histori e dhembshme që ka tmerruar qytetarët e Kosovës, kurse rastet edhe sot e kësaj dite mbeten të pa zbuluara dhe të pa ndëshkuara nga drejtësia. Pas formimit të qeverisë së re, në mes të mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, konsideroj se duhet të veprohet seriozisht, që të inkurajohet sistemi i drejtësisë së Kosovës, por edhe t’i kërkohet me ngulëm, që të zbulohen të gjitha këto vrasje. Duhet të hetohet çdo gjë që është e dyshimtë nga e kaluar për krimet politike, sepse platformë politike e dy subjekteve që po përgatiten të bashkë qeverisin, Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe në fushatë, ishte sundimi i ligjit, që për emërues ka vendosjen e drejtësisë në vendin e vetë, për të gjitha krimet, edhe për ato të karakterit politik, për të cilat është thënë vazhdimisht se ka një proces hetimor, dhe asgjë konkrete deri më tani nuk është zbardhur”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas Herticës, për zbardhjen e këtyre rasteve, nëse nuk ka kapacitete të mjaftueshme drejtësia vendore, duhet të angazhohen edhe ekspertët hetimor ndërkombëtar.

“Do të ishte përfundimisht diçka tepër e pa falshme nëse nuk zbardhen këto raste. Kjo duhet të ndodhë tani dhe pa u vonuar sepse po bëhet fjalë për formimin e një qeverie të shpresës së madhe për qytetarët, nga dy parti politike të cilat e patën fatin të ngjashëm të jenë viktima të vrasjeve politike. Nuk është vetëm LDK-ja e dëmtuar nga këto krime, vrasjet politike, është edhe Vetëvendosje, sepse tani më e kemi akoma të freskët rastin e Astrit Deharit. Duhet të ndiqen të gjitha gjurmët dhe detajet, për të zbuluar aktorët për ato vrasje makabre, dhe kriminelët kushdo qofshin ata, të dalin para drejtësisë”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas Herticës, tani këto dy subjekte duhet ta kenë fuqinë e veprimit së bashku, dhe ta kenë edhe guximin që të marrin këtë hap drejt zbulimit të vrasjeve politike, pasi që Prokuroria e shtetit të Kosovës është sjell vazhdimisht me injorancë ndaj këtyre rasteve.

“Vërtetë është diçka e çuditshme kur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, edhe pasardhësit e tij, nuk kanë ndërmarr asnjë veprim konkret por i kanë lënë në harresë ato raste, ashtu sikur po tentojnë ta mbulojnë e manipulojnë edhe vrasjen super moderne në burg të Astrit Deharit. Nuk do mend se edhe kjo vrasje, por edhe të gjitha vrasjet tjera të pas luftës, të figurave të larta politike të LDK-së, ishin me motive politike dhe me këto duhet të merret Qeveria e re shumë me seriozitet. Nuk e them që duhet të inteferon në drejtësi, në vendimmarrje, për ta inkurajon drejtësinë që të jetë profesionale, e pa varur dhe ti nxjerr nga pluhuri i harresës të gjitha ato dosje të cilat jo rastësisht u harruan edhe nga UNMIK-u edhe nga EULEX-i, dhe mbetën patate e nxehtë për prokurorë dhe gjyqtarët e shtetit të pa varur të Kosovës”, përfundoi Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)