Aksident në Mitrovicë, katër persona të lënduar

  • 10 November 2019 - 13:21
Aksident në Mitrovicë, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë, ku si pasojë, katër persona kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ramadan Kelmendi” në Mitrovicë, ku të përfshira kanë qenë dy vetura. 

Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)