Ambasadorja e Francës: Macron s’është kundër Shqipërisë!

  • 10 November 2019 - 22:50
Ambasadorja e Francës: Macron s’është kundër Shqipërisë!

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasac është shprehur se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër Shqipërisë.

Në një prononcim nga Korça, Vasac theksoi se dera drejt BE-së është e hapur, me kushtin që Shqipëria të ndërmarrë reformat e nevojshme.

Përsa i përket minishengenit Ballkanik, Vasac u shpreh se forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike është i mirëpritur.

“Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht një qasje të re. Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron pasi ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Shqipërisë. Ka thjesht disa disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën.

Franca mendon se duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Dera është e hapur. Mirëpo duhet qësë pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Forcimi akoma më tej i marrëdhënieve fqinjësore mes shteteve ballkanike ëhstë i mirëpritur. Mendoj se ky është sot frymëzimi mes bashkëbiseduesve në këtë mini-shengen. Nuk ka arsye pse t’i kundërvihet Shqipërisë rrugëtimi drejt Europës,”– tha Vasac ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)