Dhjetë persona shtrihen në spital pasi iu dha insulinë në vend të vaksinës së gripit

  • 11 November 2019 - 10:52
Dhjetë persona shtrihen në spital pasi iu dha insulinë në vend të vaksinës së gripit

Policia në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara njoftoi se dhjetë persona janë shtrirë në spital pasi mjekët iu dhanë gabimisht insulinë në vend të vaksinës kundër gripit.

Tetë pacientë ishin banorë në Jacquelyn House, ndërsa dy të tjerë ishin punëtorë. Qendra ku ndodhi incidenti shërben për trajtimin e personave me dëmtime mendore dhe dëmtime në zhvillim.

Komandanti i policisë lokale, Tracy Roles, tha gjatë një konference për gazetarë se ekipet mjekësore i kishin gjetur disa njerëz pa ndjenja.

“Të gjithë personat kishin simptoma, ishin të shtrirë në tokë, kishin nevojë për ndihmë, por nuk mund të tregonin se për çka kanë nevojë. Për këtë e çmoj punën e mjekëve që arritën ta identifikojnë problemin”, tha zyrtari policor.

Farmacisti që ua dha insulinat këtyre njerëzve kishte kontratë me këtë qendër dhe kishte shkuar aty për t’ua dhënë vaksinat kundër gripit banorëve dhe stafit të punëtorëve.

Autoritetet i kanë nisur hetimet për këtë incident, ndërsa disa persona është dashur të qëndrojnë në spital për më shumë se 24 orë shkaku i efektit të zgjatur të insulinës, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)