Përfundon operacioni, IKMT: Prishëm 33 objekte

  • 12 November 2019 - 18:53
Përfundon operacioni, IKMT: Prishëm 33 objekte

Pak pas orës 18:00 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se janë shembur 33 objektet e parashikuara në Unazën e Re në zonën e njohur si “Astiri”.

“Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”.

Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh” njoftoi IKMT.

Aksioni nisi sot në orën 5 të mëngjesit, ndërsa si pasojë e përplasjes me policinë u shoqëruan 15 persona.

13 persona u dërguan të lënduar në spitalin e Traumës, 5 prej të cilëve ishin të forcave të rendit.

Avokatët e banorëve të Astirit kanë denoncuar ndërhyrjen e policisë, teksa kanë shtuar se do të vazhdojnë betejën ligjore.


(Kosova Sot Online)