Ja kush e paralajmëron goditjen e madhe të Speciales: Vetëm njëri ka dhënë mbi 240 faqe dëshmi...

  • 13 November 2019 - 15:07
Ja kush e paralajmëron goditjen e madhe të Speciales: Vetëm njëri ka dhënë mbi 240 faqe dëshmi...

“Kam bindjen e plotë se deri në hollësi do të zbardhen të gjitha që kanë ndodhur gjatë luftës sepse Gjykata Speciale ka punuar shumë, ka punuar ditë e natë dhe do të shihni se as Serbia nuk ka dhënë më shumë informata se shqiptarët të cilën e kam thënë disa herë .E kam thënë edhe atë se vetëm një person ka dhënë mbi 240 faqe”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Derisa java e fundit rezultoi edhe me disa ftesa të reja nga Gjykata Speciale për ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që të intervistohen qoftë si të dyshuar po dëshmitar, në mesin e të cilëve edhe Kadri Veseli, krye shefi i SHIK-ut, analistët politikë presin që përmes këtij procesi, sado të pa dëshirueshëm e të dëmshëm për imazhin e shteti të Kosovës, të zbardhet e vërteta për pastërtinë e luftës së UÇK-së, dhe të ndëshkohen individët që kanë shkelur ligjet e luftës, por edhe ata që për 20 vite në pushet, abuzuan me pushtetit, plaçkitën popullin dhe penguan ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës.

Image
Reshat Badallaj

“Personalisht e kam thënë disa herë publikisht, se jam kategorikisht kundër kësaj Gjykate Speciale për krime lufte, sepse nuk do të duhej të barazohet viktima me kriminelët që e bënë atë, e në fakt ajo ishte Serbia fashiste. Kam dashur që kjo Gjykatë domosdoshmërish të jetë gjykatë kundër këtyre kriminelëve që e shkatërruan dhe e vodhën deri në palcë Kosovën. Pra, kriminelët që e kenë udhëhequr shtetin tonë që nga pas lufta e deri më sot, të dënohen për hajni dhe ju garantoj se pikërisht këta janë krye hajnat më të mëdhenj në tërë Evropën. Në fund të fundit, kush e solli dhe kush i ngriti dy gishtat për të aprovuar në Kuvend për Gjykatën Speciale... dhe të gjithë ata tradhtar tani, si themi ne, e mbajtshin me shëndet. Tani nuk duhet vajtuar taman si ato kurvat, por, e kanë aprovuar me dorën lartë, bile këta qen dhe bir qenë bënin edhe trysni”, tha analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Badallaj konsideron se deshën apo nuk deshën, kjo Gjykatë nuk ka pasur qare pa u bërë, por nuk është dashur që të bëhet presion mbi deputetët, kurse tani të njëjtët individë ankohen dhe akuzojnë faktorin ndërkombëtar për imponim të padrejtë të kësaj gjykate.

“Nuk ka qenë e drejtë të ndërsehen njerëzit që ta aprovohen jo, prandaj këta bisht qeni duhet tani edhe të mos vajtojnë me lot krokodili, dhe përse pa fije turpi e përmendin luftën titanike të UÇK-së. Ne le të rrimë pa dert fare se nuk ka kush e njollos atë, nuk mund ta njollos as faktori ndërkombëtar, sepse vetë NATO bënte pjesë dhe bombardoi gjakpirësit dhe kriminelët më të fëlliqur në botë-Serbinë. Por, pra, të mos përzihen individët me UÇK-në sepse nuk ka të bëj fare me këta krye hajna e mos e gëzofshin. Urgjentisht do të ishte mirë që kjo Gjykatë të merret me kriminelët që shkatërruan vendin ekonomikisht. Kam bindjen e plotë se deri në hollësi do të zbardhen të gjitha që kanë ndodhur gjatë luftës sepse Gjykata Speciale ka punuar shumë, ka punuar ditë e natë dhe do të shihni se as Serbia nuk ka dhënë më shumë informata se shqiptarët të cilën e kam thënë disa herë. E kam thënë edhe atë se vetëm një person ka dhënë mbi 240 faqe”.

“Me këtë gjykatë përbuzet edhe jashtëqitja e majave të shtetit edhe jashtëqitja e faqes së zezë kinse po i thonë se sistem gjyqësor ose prokurori, se do të thonë me shumë të drejtë nuk kanë qenë të zot të përballen me këtë grup mafioz që e kanë kapur shtetin, dhe prandaj është formuar Gjykata Speciale. Pra, kryebanditët në Kosovë që ishin të veshur me xhaketën shtetërore janë marr me hajni, korrupsion, kontrabandë dhe tani kanë filluar të vajtojnë. Tani ju them qëndroni, mos vajtoni si kurvat, si qenët, se qeni i keq ta bjer ujkun në torishte dhe ai mangupi i Brojes, i ka bërë presion Kuvendit që të votohet kjo Gjykatë,” tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Badallajt, kjo do të thotë se bandat kriminale të nëntokës që vepronin në Kosovë, shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

“Sepse kryebanditët ishin më të fortë se ligji dhe tani të huajt të sjellin ligjin,sepse ishit hajna dhe në fund të thonë: Lidhe kalin ku të them unë dhe mbylle! Gjykata Speciale, ka për të ndarë grurin nga egjra, por, pasojat do të mbeten në shpinën e Kosovës dhe qytetarëve të saj krejt me fajin e këtyre të paditurve dhe gjysmë analfabetëve që e kishin kapur pushtetin me dajak në krah, me hekur dhe me zjarr”, përfundoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )