Zbulohet i gjithë skenari: Hashim Thaçi e nis projektin kundër Albin Kurtit

  • 13 November 2019 - 16:59
Zbulohet i gjithë skenari: Hashim Thaçi e nis projektin kundër Albin Kurtit

“Hashim Thaçi me çdo kusht po mundohet qe Albin Kurtin, përmes ndërkombëtarëve, ta nxjerr jashtë loje gjatë bisedimeve me Serbinë, si të pa përshtatshëm dhe bllokues të bisedimeve, në një anë, derisa ai dihet mirëfilli, në anën tjetër, se Hashim Thaçi është më i përshtatshëm për ta për bisedime, sepse nënshkruan edhe gjëra të dëmshme për Kosovën. Kurse Albin Kurti kurrë nuk nënshkruan diçka që e dëmton Kosovën”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët po i përcjellin me kureshtje të madhe udhëtimet e presidentit, Hashim Thaçi jashtë vendit, dhe mesazhet e herë pas hershme që po i lason karshi raporteve më ndërkombëtarët, thonë se tashmë Thaci ka filluar së fundi të zhvillojë një lloj fushate të egër te ndërkombëtarët kundër qeverisë në ardhje dhe Albin Kurtit kryeministër.

Sipas analistëve, duke i cilësuar atë bllokues të bisedimeve me Serbinë, qëllimi i Thaçit është që qeveria e re e Kosovës të izolohet nga ndërkombëtarët, dhe primatin e liderët të shtetit në negociata me Serbinë të ia njohin vetëm Hashim Thaçit.

Këtë konstatim e nxjerr analisti politik, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

“Edhe në raportimet e mediale pas takimit të Thaçit me presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili që ndërmjetësoi të hënën një takim në Paris në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, e në të cilin është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e ka akuzuar Kurtin se ai është njëri nga bllokuesit e bisedimeve me Serbinë, gjë që po e planifikon të bajt gjatë mandatit të tij qeverisës. Macron e kupton qartë nevojën e kësaj marrëveshje. Dialogu duhet të vazhdojë i pakushtëzuar. Bllokadat do të kenë adresë por që s’do të jenë të përkëdhelura nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Sipas Krasniqit, ky qëndrim i shprehur nga Hashim Thaçi, tregon qartë se ai është duke bërë fushatë kundër kryeministrit në ardhje. 

“Hashim Thaçi me çdo kusht po mundohet qe Albin Kurtin, përmes ndërkombëtarëve, ta nxjerr jashtë loje gjatë bisedimeve me Serbinë, si të pa përshtatshëm dhe bllokues të bisedimeve, në një anë, derisa ai dihet mirëfilli, në anën tjetër, se Hashim Thaçi është më i përshtatshëm për ta për bisedime, sepse nënshkruan edhe gjëra të dëmshme për Kosovën. Kurse Albin Kurti kurrë nuk nënshkruan diçka që e dëmton Kosovën”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Krasniqit, i pa dëshirueshëm Albin Kurti në këto bisedime është edhe për vetë Aleksandër Vuqiqin, i cili e ka thënë këtë publikisht, kështu që interesi për ta shantazhuar atë tek ndërkombëtarët dhe larguar nga procesi i dialogut është i dyanshëm.

“Edhe Vuciq pati thënë që me Albin Kurtin bisedimet do të jenë shumë të vështira. Ata janë shumë të vetëdijshëm për këtë gjë. Sidoqoftë, me ardhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka më gjasa që t'i vazhdoje bisedimet me Serbinë, sepse do të jetë ai, kryeministri që do t'i udhëheq ato, këtë të drejtë dhe obligim ia njeh edhe Kushtetuta”, përfundoi Faik Krasniqi për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)