Çka ndodh sot në Kosovë

  • 14 November 2019 - 08:04
Çka ndodh sot në Kosovë

Mbahet trajnimi për zyrtarët e lartë të shërbimit civil. (Shtëpia e Evropës, ora 08:30)

Mbahet ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza “Ramiz Sadiku, ora 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP) shënon Ditën Botërore të Diabetit. (IKSHPK, ora 10:00)

Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) mban ditë e dytë të Festivalit Multikulturor. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Mbahet takim mikpritës për Sefer Pashën. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

Misioni i OSBE-së në bashkëpunim ndan çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

Ndërmarrja “Dekoriti” shënon 30-vjetorin dhe do të lansohet linja e re e prodhimit me dru masiv për interier. (Ndërmarrja “Dekoriti” në Lipjan, ora 13:45)

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, mbanë takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave  për punëtorët e sektorit privat. (Zyra e BSPK-së, ora 14:00)

Kosovo 2.0 organizon debatin për etninë. (Zyra e Kosovo 2.0, 17:30)

Promovohet libri “Unë jam Anemone”, i publikuar nga “Medica Gjakova”, me rrëfime të 24 grave dhe një burri të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)

Prezantohet kimonoja që do të përfaqësojë Kosovën në lojrat Olimpike “Japonia 2020”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Cineplexx. (Galeria Shopping Mall, Prizren, ora  19:00)

(Kosova Sot Online)