Pejë: Arrestohet një person pasi kanosi një vajzë përmes Facebook-ut

  • 14 November 2019 - 09:59
Pejë: Arrestohet një person pasi kanosi një vajzë përmes Facebook-ut

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar një person në Pejë pasi që i njejti për shkaqe të panjohura i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse viktimës.

Sipas viktimës, ajo edhe më parë ishte kanosur nga i dyshuari, por, e njejta nuk e kishte raportuar rastin.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili përmes rrjetit social Facebook për shkaqe ende të panjohura i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse viktimës femër K/Shqiptare. Sipas viktimës ajo edhe më parë ishte kanosur nga i dyshuari, por e njëjta nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)