Dëshmi të reja, serbë të vdekur votuan në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

  • 14 nëntor 2019 - 10:21
Dëshmi të reja, serbë të vdekur votuan në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Vazhdojnë të dalin dëshmi të reja se si serbë të vdekur figurojnë në listën e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Qytetarë serbë, të cilët kanë pasur të drejtë vote, por që kanë ndërruar jetë, bëjnë pjesë në listat e votuesve jashtë Kosove.

Ata bëjnë pjesë, pikërisht në votat e ardhura nga Serbia, të cilat PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i heqë, sepse sipas PZAP-i janë evidentuar një serë parregullsish më pakot e ardhura nga Serbia.

Në disa dokumente që ka publikuar Indeksonline, shkruhet se dhjetëra votues figurojnë në listën e të të vdekurve, e të cilët kishin ndërruar jetë.

Pakot e ardhura nga Serbia janë objekt trajtimi i Gjykatës Supreme.

Kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nenad Rashiqi janë ankuar në Supreme pasi PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato vota.
Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiqi kishin thënë se këto fletëvotime nuk duhet assesi të pranohen, sepse janë fletëvotime fals dhe të kontrabanduara, por tashti situata ka ndryshuar, votat po kërkohet të numërohen përfitime politike!

(Kosova Sot Online)