Tenton ta godasë policin me veturë, arrestohet

  • 14 November 2019 - 12:09
Tenton ta godasë policin me veturë, arrestohet

Është arrestuar një person pasi ka tentuar ta godasë me veturën e tij zyrtarin policor

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gorazhdevc, ku në një pikë kontrolli gjatë legjitimimit, vrullshëm ka filluar lëvizjen e veturës me ç’rast ka tentuar ta godasë zyrtarin policor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

(Kosova Sot Online)