Vjen analiza për finalen e 6 tetorit: Ja deputetët që morën dënimin...

  • 14 November 2019 - 16:20
Vjen analiza për finalen e 6 tetorit: Ja deputetët që morën dënimin...

“Mbetën jashtë edhe disa nga veteranët e Kuvendit, siç është Xhavit Haliti, "babloku" që kishte privatizuar kryesinë e Kuvendit, që nga mandati i dytë i pas luftës e këndej. Fatin e Halitit e përjetuan edhe një garniturë e vjetër e deputetëve veteran, si Ismet Beqiri e Naser Rugova nga LDK-ja, Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi e Xhelal Sveçla nga LVV-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja, Ahmet Isufi e Muharrem Nitaj nga AAK-ja, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu, një mandat më parë në Vetëvendosje dhe tani të ndëshkuar komplet sikur që u ndëshkua PSD-ja e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut dhe NISMA e monopolizuar e Fatmir Limajt e Bilall Sherifit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tash kur gjithçka ka përfunduar rreth rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit për legjislaturën e 7 të Kuvendit të Kosovës, analistët politikë bëjnë analizën dhe bilancin e plotë të këtyre zgjedhjeve.

Bazuar në listat e zbardhura me emra të deputetëve të rinj, analisti politik, Florim Zeqa konsideron se më në fund votuesi kosovar ka filluar të vetëdijesohet mjaftueshëm për ta bërë një diferencim të madh dhe ndëshkimin atyre ish deputetëve, të cilit sikur ishin bërë pronar dhe të pa lëkundur në Kuvendin e Kosovës për më shumë se një dekadë të tërë, por edhe mashtruesit e tjerë me mandate më të shkurtra kohore.

Image
Florim Zeqa

Sipas analistit Zeqa, ndryshimet që ndodhën në këto zgjedhje janë inkurajuese dhe model që do të shërben edhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është tregues se më në fund ka filluar të vetëdijesohet mjaftueshëm votuesi kosovar i cili filloi të zbaton një diferencim të madh dhe ndëshkim të të gjithë atyre ish deputetëve të cilit sikur ishin bërë pronar dhe të pa lëkundur në Kuvendin e Kosovës për më shumë se një dekadë të tërë, por edhe mashtruesit e tjerë me mandate më të shkurtra kohore. Edhe pse nuk është arritur ndryshim i plotë në zgjedhjet e fundit në Kosovë, rezultatet janë inkurajuese për faktin se një numër i konsiderueshëm i deputetëve, që për disa mandate radhazi kanë "shërbyer" në Kuvendin e Kosovës, nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së shtatë, meqë nuk kanë arritur ta marrin besimin e elektoratit të subjekteve përkatëse, flet qatë për vetëdijesim qytetar dhe kulturë demokratike në vendin tonë”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zeqa konsideron se përzgjedhja e qytetarit për të ndëshkuar të pamerituarit, kësaj radhe ka qenë mjaft e suksesshme dhe është premtuese për ndryshimet që mundë të vijnë edhe në të ardhmen. 

“Për shkak të ndëshkimit me votën e qytetarëve, jashtë dyerve të Kuvendit mbetën  Xhavit Haliti, "babloku" që kishte privatizuar kryesinë e Kuvendit, që nga mandati i dytë i pas luftës e këndej. Fatin e Halitit e përjetuan edhe një garniturë e vjetër e deputetëve veteran, si Ismet Beqiri e Naser Rugova nga LDK-ja, Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi e Xhelal Sveçla nga LVV-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja, Ahmet Isufi e Muharrem Nitaj nga AAK-ja, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu, një mandat më parë në Vetëvendosje dhe tani të ndëshkuar komplet sikur që u ndëshkua PSD-ja e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut dhe NISMA e monopolizuar e Fatmir Limajt e Bilall Sherifit”.

Analisti Zeqa thotë se të ndëshkuarit e kanë pranuar largimin nga Kuvendi, jo nga dëshira, por nga pamundësia për të mohuar vullnetin e qytetarëve, prandaj ata kanë pohuar se e pranojnë vullnetin e qytetarëve.

“Ky ndëshkim, në të ardhmen do të jetë akoma më i theksuar sepse qytetari po vetëdijesohet. “Na mbetet të shpresojmë, se nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vargu i deputetëve të ndëshkuar do të jetë më i gjatë dhe më përmbajtjesorë, për shkak se ndryshimet pozitive dhe reformat në Kuvend nuk mund t'i sjellin veteranët me nga 4-5 e më shumë mandate”, tha analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)