Akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin

  • 15 November 2019 - 07:39
Akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin

“Aktet e tilla, të dështimit të madh diplomatik, me humbjen e njohjeve, janë edhe një argument më tepër se sa keq dhe në ç`mënyrë katastrofale po dështon diplomacia e jashtme kosovare dhe si po shkon duke rënë në mënyrë marramendëse numri i njohjeve, në vend që të ketë ngritje të tyre, për çka sikur Kosova të kishte gjyqësi dhe prokurori të mirëfilltë, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli si dy përgjegjësit kryesor të zhgënjimeve kaq galopante, do të ishin vënë që moti në bankën e të akuzuarve si të dyshuar për dështimin total dhe sjelljen e vendit në gjendje kaq dëshpëruese diplomatike”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në kohën kur Serbia po lobon fuqishëm kundër pavarësisë së Kosovës, dhe shtetet që po tërheqin njohjet e tyre po vazhdojnë të shtohen, analistët politikë po e shohin me shqetësim këtë dështim të madh të politikës së jashtme të Kosovës. Analistët e bëjnë bashkëpërgjegjës përveç qeverisë, edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili sipas tyre është dhe kupola e politikës së jashtme të shtetit, dhe pjesë e degradimit të e madh të cilin po e pëson politika e jashtme dhe diplomacia kosovare.

Kështu ka vlerësuar edhe analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit duhet të kërkohet përgjegjësi jo vetëm nga ministri në detyrë Behgjet Pacolli, por edhe nga Hashim Thaçi për këtë debakël të madh në fushën diplomatike.

Image
Gani Qarri

“Fakti që Gana konfirmoi edhe zyrtarisht se vërtetë e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, manipulimi i Serbisë se numri i shteteve që njohin Kosovën tanimë, ka rënë nën 100 sosh, si dhe paralajmërimi i pështirë i medieve serbe se edhe 10 vende tjera kanë paralajmëruar që do ti tërheqin njohjet ndaj Kosovës, nuk është më vetëm për të ardhur keq, por edhe alarmi më i rendë, që nga shpallja e pavërësisë e deri më tani për Kosovën e sunduar nga kriminelët,matrapazët dhe mafio oligarkët. Aktet e tilla, të dështimit të madh diplomatik, me humbjen e njohjeve, janë edhe një argument më tepër se sa keq dhe në ç`mënyrë katastrofale po dështon diplomacia e jashtme kosovare dhe si po shkon duke rënë në mënyrë marramendëse numri i njohjeve, në vend që të ketë ngritje të tyre, për çka sikur Kosova të kishte gjyqësi dhe prokurori të mirëfilltë, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli si dy përgjegjësit kryesor të zhgënjimeve kaq galopante, do të ishin vënë që moti në bankën e të akuzuarve si të dyshuar për dështimin total dhe sjelljen e vendit në gjendje kaq dëshpëruese diplomatike”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Qarrit, ndëshkimi duhet të vie duke kërkuar llogari nga të dy drejtuesit e politikës së jashtme, Pacolli dhe Thaçi, pasi ky dështim është i përbashkët si bashkëdrejtues dhe shkatërrues të politikës së jashtme.

“Ky është skandali me i madh që ka ndodhë ndonjëherë në Kosovën e pas-çlirimit, si pasoje e dështimit fundamental e skandaloz të PAN-it dhe rusofilit Behgjet Pacolli si ministër i jashtëm, i cili pas dështimeve të njëpasnjëshme diplomatike, nga qytetarët e vendit më nuk po kuptohet se ai dhe kuislingu Hashim Thaçi, më shumë u kontribuuan sukseseve të Serbisë, apo dështimeve të Kosovës, në arenën ndërkombëtare”, tha për fund, analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)