Eskalon situata: NISMA e akuzon VV-në për orgji në parti

  • 15 November 2019 - 11:57
Eskalon situata: NISMA e akuzon VV-në për orgji në parti

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat nga Serbia, ka pasur disa përplasje në mes të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale.

 “Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.

Në anën tjetër, anëtari i VV-së, Alban Krasniqi i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës, duke thënë se kjo parti ka sjellur llumin e saj në QNR dhe po i ngacmojnë seksualisht vëzhgueset.

Krasniqi përmes Facebook-ut ka thënë se KQZ duhet të reagojë pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nuk është Han i Fatmir Limajt.

“Kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Nisma ka akuzuar anëtarët e VV-së në KQZ-, Adnan Rrustemi dhe Nazile Balaj për presion e kërcënime që po i bëjnë punëtorëve të QNR-së në procesin e rinumërimit.

(Kosova Sot Online)