Kurti në Bruksel takon Hahnin, kjo ishte tema e diskutimit
Kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel ku ka takuar komisionerin për Zgjërim, Johannes Hahn.
Kurti lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social, Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst. Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë.
(Kosova Sot Online)