Skenari në prapaskenë: Kështu mund ta formojnë Qeverinë Vetëvendosje dhe LDK

  • 19 November 2019 - 07:41
Skenari në prapaskenë: Kështu mund ta formojnë Qeverinë Vetëvendosje dhe LDK

“Ka qenë "befasuese" dalja e menjëhershme e Kadri Veselit në konferencë për shtyp, kur pranoi humbjen e zgjedhjeve. Të gjithë u çuditën dhe thanë që PAN-i u dorëzua. PAN-i nuk dorëzohet lehtë. Nëse njeri nga ta del dhe bëhet gjoja po e pranojnë verdiktin e sovranit, do të thotë që ata i kanë mekanizmat e tjerë që i kanë për të penguar formimin e Qeverise. Ata kanë marionetën e saj Valdete Dakën në KQZ, që t'i numëron e rinumëron votat me muaj të tërë, deri sa Nisma, një nëndegë e PDK-së të bëhet pjesë e Kuvendit”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Teksa drama e rinumërimit të votave në QNR është duke vazhduar, kurse dy subjektet politike LVV dhe NISMA po i vazhdojnë përplasjet dhe akuzat mes tyre, analistët politikë shprehin dyshimin dhe shqetësimin e tyre se krejt kjo agjendë pas zgjedhore ka qenë projekt i hartuar nga koalicioni PAN dhe Hashim Thaçi akoma pa i shpallë zgjedhjet, duke e ditur se zhytja e tyre në korrupsion qeverisës do të ndëshkohet nga populli dhe fitorja do të jetë e opozitës.

Këtë mendim ndanë analisti politik, Faik Krasniqi, sipas të cilit duke u bazuar në këtë projekt të paramenduar të manipulimit të zgjedhjeve, deri në krijimin e krizës për të anuluar zgjedhjet dhe përsëritjen e tyre, partia e parë që ka qeverisur me vendin në krye të koalicionit PAN ,pra PDK, doli e para që e pranoi humbjen e zgjedhjeve.

Image
Faik Krasniqi

“Ka qenë "befasuese" dalja e menjëhershme e Kadri Veselit në konferencë për shtyp, kur pranoi humbjen e zgjedhjeve. Të gjithë u çuditën dhe thanë që PAN-i u dorëzua. PAN-i nuk dorëzohet lehtë. Nëse njeri nga ta del dhe bëhet gjoja po e pranojnë verdiktin e sovranit, do të thotë që ata i kanë mekanizmat e tjerë që i kanë për të penguar formimin e Qeverise. Ata kanë marionetën e saj Valdete Dakën në KQZ, që t'i numëron e rinumëron votat me muaj të tërë, deri sa Nisma, një nëndegë e PDK-së të bëhet pjesë e Kuvendit”, tha analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, në një shtet stabil të së drejtës, veprimet që i ka ndërmarr Valdete Daka me disa anëtarë të KQZ-së, duke degraduar tërë procesin zgjedhor, do të ndiqeshin edhe penalisht, dhe do ta merrnin dënimin maksimal për abuzim me ligjin dhe detyrën zyrtare.

“Valdete Daka duhet të ndiqet penalisht për prishje të procesit të zgjedhjeve. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet dhe ata kanë frikë, sepse po këputet zinxhiri kriminal ku janë të kapur me mijëra njerëz”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, LVV dhe LDK mundë ta formojnë qeverinë së bashku me minoritetin jo serb, pa koalicionin NISAMA-AKR-PD, por projekti është duke shkuar në atë drejtim për të krijuar shantazhe dhe pamundësuar atë.

“Prandaj përsëritja eventuale e zgjedhjeve do të siguronte përsëri fitore akoma më bindëse për opozitën e në veçanti për LVV-në. LVV dhe LDK mund ta formojnë Qeverinë edhe vetëm me minoritetet jo serbe. Nisma s'bën në asnjë mënyrë të bëhet pjesë e Qeverisë. Ata janë pjellë e PDK-se. Hajduta dhe zhvatës të mëdhenj. Nëse edhe minoritetet jo serbe vendosin kushte absurde, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje. LVV ka një milion arsye që vendin ta dërgon në zgjedhje. Është fituese e zgjedhjeve dhe padrejtësisht po tentohet t'i grabitet fitorja nga klani mafioz që Kosovën tash e dy dekada po e mbajnë peng. Në zgjedhje LVV do të fitoj bindshëm zgjedhjet, sepse populli është vetëdijesuar. Kurse për minoritetet të hiqen vendet e rezervuara pas formimit të Qeverisë së re”, përfundoi analisti Krasniqi, për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)