Gratë apo burrat shqiptarë jetojnë më gjatë?

  • 19 November 2019 - 10:10
Gratë apo burrat shqiptarë jetojnë më gjatë?

Një grua në Shqipëri jeton mesatarisht tre vite më shumë se një burrë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, pritshmëria e jetëgjatësisë së një burri shqiptar në 2017-n ishte 77.1 vite përkundrejt jetëgjatësisë prej 80.1 vite së një gruaje.

Në përgjithësi, një njeri i lindur në Shqipëri pritet që të jetojë deri sa të mbushë 78 vite e 6 muaj, dhe ky është një tregues në rritje vitet e fundit.

Në Europë Shqipëria renditet e 26 nga 44 vende, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mbetet pas shteteve të zhvilluara të Europë.

Kështu jetëgjatësia mesatare në lindje në Malin e Zi përllogaritet të jetë 76.6 vite, dhe po aq në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Image

(Kosova Sot Online)