
Lexoni edhe:
Rama publikoi hartën ‘ku Kosova është pjesë e Serbisë’, shpërthejnë reagimet në Facebook. ‘Zhduket’ video dhe zëvendësohet me…
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se ka ndërruar jetë Naim Zabërgja, babai i Dijamant Zabërgjës që ishte vrarë vite më parë në një sulm terrorist në shtetin gjerman.
Në sulmin e terroristit David Sonboly, me datën 22 Korrik 2016 pranë Stadiumit Olympia në Mynih të Bavarisë, iu vra djali i vetëm, Dijamant Zabërgja. Sot, 3 vite mëpas, ndërroi jetë babai i tij, Naim Zabërgja.
“Humbja e Dijamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë. Nga Dhembja. Nga Tragjedia. U bashkofshi në Qiell, Diamant dhe Naim Zabërgja. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e mbetur, të afërmit dhe miqtë “, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës Gjermani.
(Kosova Sot Online)