Vjen paralajmërimi: Ja skenari në prapaskenë, Vetëvendosje do të detyrohet që...

  • 19 November 2019 - 16:53
Vjen paralajmërimi: Ja skenari në prapaskenë, Vetëvendosje do të detyrohet që...

“Duke parë fërkimet e fundit të subjektit politik fitues të zgjedhjeve në përplasjen e ashpër me NISMA-n e Fatmir Limajt, dhe akuzuat e kundër akuzat ndërmjet tyre për fillimin e manipulimit me vota, nga përfaqësuesit dhe vëzhguesit e të dyja palëve në procesin e rinumërimit të radhës, për të mbuluar edhe mosmarrëveshjet me LDK-në për koalicionin qeverisës, ka rrezik që i tërë skenari i rinumërimit të shpallet manipulim politik i Hashim Thaçit me argatët e tij në KQZ e PZAP dhe proces i dështuar, e kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, pikërisht nga partia e parë fituese e zgjedhjeve LVV”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Procesi i rinumërimit të votave që ka filluar së fundi, tensionet politike që po ngritën rreth këtij procesi, dhe vetë ftesa e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka adresuar partive politike që ta tregojnë kujdesin maksimal në procesin e rinumërimit dhe të mos ndërhyhet në proces, sipas analistëve politikë është një sinjal serioz i cili paralajmëron skenarin që është duke u përgatitur për të anuluar tërësisht zgjedhjet e 6 tetorit, dhe për të përsëritur procesin zgjedhor me zgjedhje të reja.

Kështu mendon analisti politik, Gani Qarri sipas të cilit rreziku është serioz, dhe nuk duhet shumë mundë që tërë procesi të përmbyset.

Image
Gani Qarri

“Është fakt se loja për më tepër se një muaj e KQZ-s me në krye dorën e zgjatur të Hashim Thaçit, Valdete Daka, për numërime e rinumërime të pjesshme, si dhe veprimi i fundit i PZAP-it, që pas rreth pesë gjashtë javësh nga mbajtja e votimeve të 6 tetorit, të kërkoj edhe për rinumërimin e mbi 60 % të vendvotimeve, që me serinë e cikleve të mëparshme të rinumërimit, kapin shifrën e rreth 90% të votave të përgjithshme në vend, nuk kanë më fare të bëjnë me vendime ligjore e kushtetuese as sjellje demokratike, por bëhen me qëllim të prishjes së balancës së koalicionit VV-LDK dhe ri katapultimin e PDK-s në koalicion me Isa Mustafën e Lutfi Hazirin dhe Nismën e Fatmir Limajt e AKR-n e Behgjet Pacollit në pushtet”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Ndaj sipas Qarrit, jo vetëm se shihet qartë që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Por sipas Qarrit, nën trysninë gjithnjë e më të madhe të partisë-shtet PDK-së, e cila për gjithë këto vite ka qeverisur në mënyrë klandestine me Kosovën, me procesin e rinumërimit të kaq shumë vendvotimeve që ka filluar së fundi, PDK të rikthehet sërish në pushtet, ose të detyrojë partitë tjera politike, si VV, për ta kontestuar rezultatin e rinumërimit dhe kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

“Duke parë fërkimet e fundit të subjektit politik fitues të zgjedhjeve në përplasjen e ashpër me NISMA-n e Fatmir Limajt, dhe akuzuat e kundër akuzat ndërmjet tyre për fillimin e manipulimit me vota,nga përfaqësuesit dhe vëzhguesit e të dyja palëve në procesin e rinumërimit të radhës, për të mbuluar edhe mosmarrëveshjet me LDK-në për koalicionin qeverisës, ka rrezik që i tërë skenari i rinumërimit të shpallet manipulim politik i Hashim Thaçit me argatët e tij në KQZ e PZAP dhe proces i dështuar, e kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, pikërisht nga partia e parë fituese e zgjedhjeve LVV”, shtoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ai madje ka thënë se jo rastësisht Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar publikisht partinë e Fatmir Limajt për presion ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Në fakt është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ndaj VV, ashtu siç kanë qëndruar në mbrojtje të votës e vullnetit të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve e në fazat e mëvonshme, me të drejtë thonë se nuk do të lejojnë që ky vullnet të dëmtohet as në këtë proces të rinumërimit. Për aq më tepër Lëvizja VETËVENDOSJE, ka bërë me dije se është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e vendimeve të fundit nga PZAP dhe do të sigurohet që të gjithë zyrtarët politik e institucional të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë, gjë që lë të hapur mundësinë,edhe për hedhjen poshtë të tërë procesit dhe shkuarjen e vendit drejt zgjedhjeve te reja”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)