LVV dhe LDK ende nuk kanë diskutuar për postin e presidentit

  • 19 November 2019 - 20:51
LVV dhe LDK ende nuk kanë diskutuar për postin e presidentit

Në Vetëvendosje thonë se ende nuk kanë diskutuar për postin e presidentit. Analistët mendojnë se kjo çështje mund t’i shkaktojë probleme palëve.

Ka mbetur një vit e gjashtë muaj deri sa  presidentit, Hashim Thaçi ti përfundojë mandatin.

E duket se karriges së presidentit  ja ka vënë syrin kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në disa deklarata të tij publike, Mustafa ka thënë se do të ishte nderë për të që ta përmbyllte karrierën politike duke mbajtur këtë post.

Partia e tij tash e disa javë po diskuton me Vetëvendosjen për përafrimin të qëndrimeve me synim të udhëheqjes së shtetit.

Por duket se çështja e postit të  presidentit nuk është diskutuar me partinë që e drejton Albin Kurti.

Në këtë subjekt thonë se në tavolinën e bisedimeve nuk kanë folur për këtë temë.

Më tej Nagavci ka folur edhe për mundësinë e ardhjes së Mustafës në postin e presidentit.

Kurse në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për këtë çështje.

Ani pse televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga ta gjatë tërë ditës.

Ndërkohë, njohësi i zhvillimeve politike  Rasim Alija e sheh si problem të mundshëm mes LVV-së e LDK-së përzgjedhjen e pasardhësit të Hashim Thaçit.

Megjithatë sipas tij çështja e presidentit nuk duhet ti pengojë palët të dakordohen për një marrëveshje qeverisëse.

(Kosova Sot Online)