Papa Françesku fillon vizitën në Tajlandën me shumicë budiste

  • 20 November 2019 - 11:35
Papa Françesku fillon vizitën në Tajlandën me shumicë budiste

Papa Françesku ka arritur në Tajlandë të mërkurën për t’u takuar me komunitetin e vogël të fesë së krishterë. Vizita e tij në Tajlandë është pjesë e udhëtimit të tij shtatëditor në Azi. Më vonë, Papa pritet të japë mesazh kundër armëve bërthamore në Japoni.

Duke e pritur me ngazëllim arritjen e liderit të tyre fetar, besimtarët katolikë u mblodhën para ambasadës së Vatikanit në Bangkok dhe para spitalit të Shën Luisit për të bërë fotografi.

“Një herë në jetë, dua ta shohë atë dhe ta marr një lutje nga ai”, tha Orawan Thongjamroon, 60 vjeçe, para ambasadës së Vatikanit, ku ishte duke pritur që nga mëngjesi për ta parë Papën.

Katolikët janë pakicë në Tajlandë dhe e përbëjnë vetëm dy për qind të popullsisë, ndërsa rreth 95 për qind e popullit të këtij shteti i takon besimit budist.

Papa u prit me tepih të kuq në aeroport nga liderët kishtarë të këtij vendi. Vizita e tij përkon me 350-vjetorin e misionit të parë papnor në Tajlandë, e cila në atë kohë quhej Siam.

Katolicizmi për herë të parë në Tajlandë kishte filluar të përhapej në mesin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë nga misionarët dhe tregtarët portugezë. Me kalimin e kohës, katolikët kanë ndërtuar shkolla dhe spitale të respektuara në këtë vend aziatik, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)