“Është momenti i fundit”, vjen kërkesa e radhës për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 21 November 2019 - 13:04
“Është momenti i fundit”, vjen kërkesa e radhës për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Reforma e thellë zgjedhore është më se e domosdoshme. Aty ndahet shapi prej sheqerit. Ndahen të mirët dhe të këqijtë. Është një lloj Vettingu. Pa reforme të thellë zgjedhore, gjithmonë do të kemi deputet të tillë çfarë kemi pasur dhe kemi në Kuvendin e Kosovës. Servil, analfabetë dhe gangsterë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Mungesa e një reforme të mirëfilltë zgjedhore dhe ndryshimi i tërësishëm i sistemit aktual zgjedhor, sipas analistit politik, Faik Krasniqi jo vetëm që po krijon probleme të mëdha duke u abuzuar vota nga komisionerët e lidhur me krimin e organizuar të politikës, por edhe në Kuvend pastaj po arrin të depërtojë një strukturë e gjerë e individëve që nuk e meritojnë përfaqësimin e popullit në Kuvend.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Faik Krasniqit, duhet të jetë në mandatin e koalicionit të ri qeverisës, nëse ndërtohet nga LVV dhe LDK, që në funksion të fuqizimit të shtetit ligjor ta fillojnë dhe finalizojnë edhe reformën zgjedhore, pasi sipas Krasniqit, është momenti i fundit dhe kritik i ndryshimeve të mëdha, dekriminalizmit të plotë të politikës kosovare që do të ishte një lloj Vetting-u në politikë, i ngjashëm me Vetting-un në drejtësi.

“Gjithmonë është folur për një reformë të thellë zgjedhore. Pas çdo palë zgjedhjeve është premtuar që do të ketë reforme zgjedhore. Por një gjë e tillë s'ka ndodhur kurrë. Reforma e thellë zgjedhore është më se e domosdoshme. Aty ndahet shapi prej sheqerit. Ndahen të mirët dhe të këqijtë. Është një lloj Vettingu. Pa reforme të thellë zgjedhore, gjithmonë do të kemi deputet të tillë çfarë kemi pasur dhe kemi në Kuvendin e Kosovës. Servil, analfabetë dhe gangsterë”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Krasniqit, kjo reformë duhet të zgjerohet edhe brenda për brenda subjekteve politike, dhe mundë të arrihet vetëm nëse presioni publik dhe i medieve vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i pandalshëm.

“E njëjta vlen edhe për partitë politike. Reformë e thellë duhet të ndodhë edhe brenda partive politike. Presioni publik dhe mediatik besoj e bën të mundur një gjë të tillë”, deklaroi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)