Transformon mbeturinat në objekte të ngjashme me kafshët për të dhënë një mesazh…

  • 21 November 2019 - 14:30
Transformon mbeturinat në objekte të ngjashme me kafshët për të dhënë një mesazh…

Për të tërhequr vëmendjen e njerëzve ndaj problemit të ndotjes në të gjithë botën, artisti portugez i rrugës Artur Bordalo, llogaria e të cilit në Instagram tashmë ka fituar më shumë se 200,000 ndjekës, filloi të krijojë skulptura mahnitëse të kafshëve nga plehrat. 

Artisti rrëfen se ai i përket një brezi që është konsumues dhe lakmitar çfarë ka bërë të mundur edhe krijimin e një numri të madh mbeturinash e mbetjesh nëpër botë. 

Ai krijon skulptura nën moton "Plehrat e një njeriu janë thesari i një njeriu tjetër", duke i bërë ato, objekte që mund të dëmtojnë kafshët që ai përshkruan.

Ai do të tregojë se si do të shkatërrohej jeta e këtyre kafshëve nëse vazhdimisht mblidhen grumbuj mbeturinash.

(Kosova Sot Online)