Flet zyrtari i Vetëvendosjes, kjo është e vërteta e përplasjes me nipin e Fatmir Limajt

  • 21 nëntor 2019 - 17:01
Flet zyrtari i Vetëvendosjes, kjo është e vërteta e përplasjes me nipin e Fatmir Limajt

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe komisioner i këtij subjekti në QNR, Valon Hoti, ka rrëfyer të vërtetën rreth përplasjes që ka pasur me Nismën Socialdemokrate.

Ai në një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me vëzhguesit e saj nuk kanë lejuar dhe nuk do të lejojnë që vota dhe vullneti i qytetarëve të tjetërsohet. 

Ja shkrimi i tij:

Lëvizja VETËVENDOSJE! me vëzhguesit e saj nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë që vota dhe vullneti i qytetarëve të tjetërsohet. Votën dhe vullnetin e shprehur me 6 tetor do ta ruajmë me çdo kusht.

Ata që kanë vjedhur deri tash Kosovën me tenderë, me afera korruptive, me kilentelë tash po duan të ndërhyjnë në vota që po ju duhen për mbijetesë politike. Populli i ka ndëshkuar dhe kjo e vërtetë nuk mund të mohohet.

Në këtë lloj presioni u gjenda edhe unë si vëzhgues me ç’rast nipi i Fatmir Limajt filloi të më fyej në baza familjare, dhe unë i reagova, mirëpo aty nuk pati asnjë konfrontim fizik. Tendenca për t’u viktimizuar vjen vetëm pasi po i njëjti po kërcënonte vëzhguesit e QNR-së. Ne jemi të vendosur të mbrojmë votën cilado qoftë ajo dhe ashtu do të vazhdojmë.

(Kosova Sot Online)