Plani i ri, apo plani B”, ja paralajmërimi i frikshëm për Albin Kurtin kryeministër

  • 22 November 2019 - 07:40
Plani i ri, apo plani B”, ja paralajmërimi i frikshëm për Albin Kurtin kryeministër

“Plani i ri, apo plani B" i ish partive politike të PAN-it në opozitë, që ta sfidojnë koalicionin e ri qeverisës duke i propozuar në fillim të mandatit të ri qeverisës, propozimin për ndryshimin esencial të ligjit për Gjykatën Speciale, me qëllim që në rast kundërshtimi të provokojnë edhe protesta dhe ta destabilizojnë vendin, për qëllim të fundit ka krijimin e situatës kaotike dhe paqartësisë ligjore, nga e cila e synojnë kthimin e pushtetit dhe shpëtimin nga Gjykata Speciale”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas paralajmërimit serioz që erdhi së fundi nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, se kjo organizatë do të bëjë çmos për ta zhbërë Ligjin për Gjykatën Speciale, kanë reaguar analistët politikë, njohës të zhvillimeve dhe lëvizjeve politike të pas luftës në Kosovë.

Sipas tyre, ky deklarim i Haradinajt mundë të jetë i koordinuar edhe me subjektet tjera politike të cilat në këtë mandat të ri qeverisës po mbeten në opozitë, që përfaqësojnë të gjitha së bashku ish koalicionin PAN.

Analistët theksojnë se duhet të merret seriozisht nga Qeveria e re, përgatitja për ballafaqim me një nismë të tillë e cila do të mundë të përgatitet si plan i përbashkët i ish partive të PAN-it, që ta sfidojnë koalicionin e ri qeverisës duke i propozuar në fillim të mandatit të ri qeverisës, propozimin për ndryshimin esencial të ligjit për Gjykatën Speciale, me qëllim që në rast kundërshtimi të provokojnë edhe protesta dhe ta destabilizojnë vendin, dhe pse votimi i ligjit për Specialen në Kuvend ka kaluar me votat e të njëjtave parti politike, vetëm se aso kohe, përveç AAK-së, të tjerët ishin në pushtet.

Për këtë paralajmërim që vjen nga drejtuesit e OVL-së, për “Kosova Sot Online“ ka folur analisti politik Florim Zeqa.

Zeqa thotë se propozimi për ndryshimin e ligjit është i vonuar dhe nuk është bërë me kohë, edhe pse tani ai nuk e përjashton fare mundësinë e përsëritjes së historisë së njëjtë të dhjetorit të kaluar, kur ishte tentuar shfuqizimi i Speciales nga ish koalicioni PAN, për ta destabilizuar situatën dhe rrëzuar qeverinë e re.

Image
Florim Zeqa

“Plani i i ri, apo plani "B" i ish partive politike të PAN-it në opozitë, që ta sfidojnë koalicionin e ri qeverisës duke i propozuar në fillim të mandatit të ri qeverisës, propozimin për ndryshimin esencial të ligjit për Gjykatën Speciale, me qëllim që në rast kundërshtimi të provokojnë edhe protesta dhe ta destabilizojnë vendin, për qëllim të fundit ka krijimin e situatës kaotike dhe paqartësisë ligjore, nga e cila e synojnë kthimin e pushtetit dhe shpëtimin nga Gjykata Speciale. Edhe pse e dinë fare mirë se një gjë e tillë është e pamundur pengimi i punës së "Speciales", aktualizimi i zhbërjes së Gjykatës Speciale nga ana e PAN-it përmes Organizatës së Veteranëve, më shumë pritet të ketë efekt politik sesa ligjor”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, sado që disa kërkesa dhe vërejtje për Ligjin e Speciales, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës janë të drejta dhe të arsyeshme, ato tani janë të vonuara.

“Prandaj nëse duhet kërkuar nga dikush përgjegjësi pse e kemi një ligj të tillë të Speciales që anatemon vetëm luftën e drejtë të UCK-së, përgjegjësit duhet të kërkohen tek qeveritarët e mandatit që e ka bërë këtë ligj dhe e ka në dërguar si të tillë në Kuvend, pa të drejtë debati dhe diskutimi për ndryshim dhe plotësim.Sado që në disa raste edhe të drejta kërkesat e Organizatës së Veteranëve, janë të vonuara dhe pa vend, ku përveç se nuk mund të bëjnë gjë në pengimin e Speciales, PAN-istët përgjegjësit kryesor duhet t'i kërkojnë brenda sojit të vet, ndaj deputetëve që votuan pro-Gjykatës Speciale në Kuvend, e jo të bëjnë punën më të pa mençur dhe të pandershme për rrezikimin e jetës së qytetarëve të trazuar nga izolimi dhe kriza e thellë sociale. Tentim i ri për zhbërjen e Speciales mund të prodhojë pasoja zinxhirore për Kosovën dhe qytetarët e saj, ku përveç lëndimit të imazhit të luftës çlirimtare, do të dëmtoj akoma më shumë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, do të rritë ç’njohje dhe zgjatë izolimin ndërkombëtar”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)