Shoqet rrehen për një djalë, ia shqyejnë faqet njëra-tjetrës

  • 22 November 2019 - 09:41
Shoqet rrehen për një djalë, ia shqyejnë faqet njëra-tjetrës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dundee të Skocisë ku 19 vjeçarja, Danielle Gaffar ka kafshuar në faqe shoqen e saj 18 vjeçare, Kyra Strachan gjatë një sherri për ish të dashurin e Gaffer.

Danielle Gaffar, 19 vjeç, është dënuar me 16 muaj burg pasi ka kafshuar keq në faqe shoqen e saj në një sulm të egër brenda një klubi nate mbrëmjen e 3 shkurtit.

Gaffar kreu sulmin e rëndë ndaj Kyra Strachan, e cila mbeti e tmerruar prej gjestit. Kyra, 18 vjeç, ndodhej në klubin Aura në Dundee, Skoci ku edhe u sulmua nga shoqja e saj.

Gjykata e Dundee mësoi se dy vajzat ishin mikesha por ishin grindur për shkak të ish të dashurit të Gaffer.

Gaffar u shpall fajtore për kapjen për flokësh të Strachan, duke e detyruar atë me dhunë të shtrihej në tokë, duke i përlasur fytyrën në dysheme ku i ka vendiosur brrylin në fyt e më tej e ka kafshuar duke i shkaktuar shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë.

Fotografitë e tmerrit janë postuar në mediat sociale ku edhe duket një pjesë e faqes së Kyra-s që varet pas sulmit. Ajo gjithashtu pësoi enjtje në fytyrë dhe ballë.

(Kosova Sot Online)