Mbyllet për qarkullim segmenti Konjuh – Babush në “Arbën Xhaferi”

  • 22 November 2019 - 10:39
Mbyllet për qarkullim segmenti Konjuh – Babush në “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se të shtunën nga ora 9:00 deri 16:00, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MI ka bërë me dije se kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.

“Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)