Aksident i rëndë/ Ndërron jetë këmbësori

  • 22 November 2019 - 18:18
Aksident i rëndë/ Ndërron jetë këmbësori

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradë, në zonën  e njohur si ‘mbikalimi i Shkozetit”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka ndërruar jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Korrespondenti raporton se viktima është një këmbësor, i cili është aksidentuar nga një automjet në lëvizje.

Ende nuk behet i ditur identiteti i tij, por policia është në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)