Haradinaj akuzon Serbinë për vrasjen e vëllait të tij – dhe për vrasjet e tjera të pasluftës

  • 22 November 2019 - 22:40
Haradinaj akuzon Serbinë për vrasjen e vëllait të tij – dhe për vrasjet e tjera të pasluftës

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vrasjet e pasluftës në vend – përfshirë atë të një vëllai të tij.

Haradinaj ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa vrasjeve të kryera në Kosovë pas përfundimit të luftës.

“Jam i sigurt se krejt vrasjet e pasluftës janë bërë nga dora e Beogradit”, ka deklaruar ai.

Serbia këtë e ka bërë “për të nxitur vëllavrasje në Kosovë”, ka vlerësuar Haradinaj.

“Edhe vëllain tim, Enverin, e kanë vrarë që të na fusin në këtë spirale të vëllavrasjeve”, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)