Drecun: Më shumë e më shumë shtete do ta çnjohin Kosovën

  • 22 November 2019 - 22:44
Drecun: Më shumë e më shumë shtete do ta çnjohin Kosovën

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar numër të madh të tërheqjeve të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ai ka thënë se “vendimi i Naurut për ta korrigjuar gabimin e njohjes së shtetit të rremë të Kosovës nënkupton se do të ketë më shumë e më shumë shtete që do ta ndjekin këtë rrugë të respektimit të ligjeve ndërkombëtare”. 

“Për fatin e keq shtetet fqinje që e kanë njohur Kosovën pa asnjë kuptim, duhet ta ndjekin këtë rrugë, ta tërheqin njohjen”, ka thënë Drecun në RTS.

Sipas Drecunit, këmbëngulja se Kosova është shtet i pavarur vështirëson zgjidhjen e problemit me Serbinë.

(Kosova Sot Online)