Flet eksperti i drejtësisë, paralajmëron kupolat e krimit të organizuar

  • 25 November 2019 - 07:36
 Flet eksperti i drejtësisë, paralajmëron kupolat e krimit të organizuar

“Do të ndodhë edhe kjo në Kosovë modeli “Sanader”, edhe atë jo me vetëm një rast, do të ndodhë edhe më fuqishëm dhe më furishëm por jo me këta njerëz. Rikujtoj se Kroacia nuk e ka bërë kthimin me Sanaderin por me prokurorë, gjyqtar dhe avokat. Këta ishin në fillim dhe nga këtu filloi. Se pari kundër këtyre që abuzuan duke e keqpërdorur pozitën, duke marr paga të majme dhe duke e toleruar krimin”, tha Preteni për “Kosova sot Online”.

Njohësi i fushës së të drejtës, ish kreu i Agjencionit Kundër-Korrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni thotë se me ndryshimet e fundit politike që po ndodhin në shtetin e Kosovës, ka shpresë të madhe për pastrimin e shpejtë të sistemit të drejtësisë dhe fillimin e luftës së pa kompromis kundër krimit e korrupsionit të nivelit të lartë, sikur e kemi shembullin më të freskët të ndëshkimit të ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader nga Gjykata në Kroaci.

Image
Hasan Preteni

Sipas Pretenit, edhe në Kroaci, fillimisht kanë ndodhur ndryshimet në politike, pastaj është pastruar sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat, për ta filluar ndjekjen e kokave të mëdha të krimit, sikur ka ndodhur me pozitën e ish kryeministrit.

“Do të ndodhë edhe kjo në Kosovë modeli “Sanader”, edhe atë jo me vetëm një rast, do të ndodhë edhe më fuqishëm dhe më furishëm por jo me këta njerëz. Rikujtoj se Kroacia nuk e ka bërë kthimin me Sanaderin por me prokurorë, gjyqtar dhe avokat. Këta ishin në fillim dhe nga këtu filloi. Se pari kundër këtyre që abuzuan duke e keqpërdorur pozitën, duke marr paga të majme dhe duke e toleruar krimin”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, vetëm pasi të pastrohet drejtësia, mundë të flitet edhe për institucionet tjera që do të ndiqen dhe do të kërkohet llogari të abuzimit në të kaluarën e tyre.

“Pas largimit të tyre nga detyra, ardhjen në pozita të njerëzve të ndershëm, do fillohet me përfaqësuesit e dy pushteteve tjera, me ekzekutivin në rend të parë. Edhe jo veç me ta por edhe me të gjithë ata që keqpërdorën pozitën- fuqinë fizike duke i kërcënuar ata në detyrë. Shumë punë do të ketë. Veprimet e tyre të fundit janë këto që po e bëjnë me numërime e me rinumërime. Qeveria do bëhet pa abuzuesit e deritanishëm dhe suksesi do të jetë i pa shmangshëm”, deklaroi Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)