Shantazhoi ish të dashurën, arrestohet llapjani

  • 25 November 2019 - 10:29
Shantazhoi ish të dashurën, arrestohet llapjani

Është arrestuar i dyshuari në Podujevë pasi që i njëjti për disa ditë më radhë kishte shantazhuar viktimën nëpërmes rrjetit social Instagram duke i kërkuar të holla në shumë prej 300 euro ose në të kundërtën do i publikon fotografi intime të saj pasi që i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me të. 

Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për shatnazh.

(Kosova Sot Online)