Aksident trafiku në rrugën Zhur – Dragash

  • 25 November 2019 - 10:36
Aksident trafiku në rrugën Zhur – Dragash

Një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura civile ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur – Dragash.

Rastin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 09:40 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave civile në rrugën Zhur – Dragash. Nuk ka lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

(Kosova Sot Online)