QKUK tregon se a ka të lënduar nga tërmetet që e goditën Kosovën

  • 26 November 2019 - 09:02
QKUK tregon se a ka të lënduar nga tërmetet që e goditën Kosovën

Tërmeti që goditi Shqipërinë me 6.4 shkallë Reihter është ndjerë edhe në disa zona të Kosovës.

Qytetarët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre kanë dal jashtë shtëpive.

Por, përpos dëmeve materiale në Kosovë nuk raportohet për të persona të lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur për media, zedhenesi i QKUK’se, Shpend Fazliu.

“Sapo kontaktova edhe me Urgjencën dhe deri më tani nuk ka asnjë të lënduar nga këto tërmete” tha Fazliu.

(Kosova Sot Online)