Argjentina dënon me 87 vjet burgim dy priftërinj që i dhunonin fëmijët e shurdhër

  • 26 November 2019 - 11:47
Argjentina dënon me 87 vjet burgim dy priftërinj që i dhunonin fëmijët e shurdhër

Një gjykatë në Argjentinë i ka dënuar dy priftërinj me më shumë se 40 vjet burgim pasi i shpalli fajtor për dhunim seksual të fëmijëve të shurdhër në një shkollë kishtare.

Priftërinjtë Horacio Corbacho dhe Nicola Corradi, bashkë me një mirëmbajtës të kopshtit, u shpallën fajtorë për akuzën e dhunimit seksual dhe abuzimit në një shkollë në provincën Mendoza. Rastet kishin ndodhur nga viti 2004 deri në vitin 2016.

Në seancën ku u dha dënimi për priftërinjtë ishin të pranishëm disa viktima të dhunuesve. Ky rast e ka tronditur Argjentinën, atdheun e Papa Françeskut. Shumë njerëz e kanë akuzuar Kishën Katolike se ka reaguar shumë ngadalë ndaj këtyre rasteve.

Kisha Katolike është ballafaquar me një varg akuzash për abuzime në mbarë botën në dekadat e fundit.

Të hënën, një gjykatë argjentinase e dënoi priftin Corbacho me 45 vjet burgim, ndërsa priftin 83-vjeçar italian, Corradi, me 42 vjet burgim.

Për më tepër, kopshtari i shkollës kishtare, Armando Gomez, u dënua me 18 vjet burgim. Ndaj këtyre dënimeve palët nuk kanë të drejtë ankese.

Asnjëri prej të pandehurve nuk dha ndonjë koment pas dhënies së dënimit, ndërsa disa nga nënat e viktimave u panë duke qarë, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)