Polici thirret në aksion për të shpëtuar nënën e tij nga rrënojat pas tërmetit

  • 26 November 2019 - 12:57
Polici thirret në aksion për të shpëtuar nënën e tij nga rrënojat pas tërmetit

Rreth 1,900 forca policiore janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.

Raportohet se polici, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar.

Në Thumanë numërohen deri më tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 13 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe Kurbin.

(Kosova Sot Online)