Rrëfimi i dhimbshëm për nënën 30-vjeçare që vdiq në spital disa orë pas të bijës

  • 27 November 2019 - 09:59
Rrëfimi i dhimbshëm për nënën 30-vjeçare që vdiq në spital disa orë pas të bijës

Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjesin e së martës e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por në mbrëmjen e së martës u njoftua vdekja e saj, raporton media.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, ekipet e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzën e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtete, duke qenë se pak kohë më parë Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe iu bashkua familjes edhe vetë.

Ne vitin 2015 ajo kishte lënë një shënim në Facebook dedikuar bashkëshortit të saj që kish ndërruar jete.

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e një bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.

(Kosova Sot Online)