Rama premton: Nuk do ju bëjmë shtëpi kartoni! Brenda 2020 do keni banesa

  • 27 November 2019 - 11:59
Rama premton: Nuk do ju bëjmë shtëpi kartoni! Brenda 2020 do keni banesa

Pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet e prekura nga tërmeti, kryeministri Rama ka mbërritur në Durrës ku është takuar me një sërë qytetarësh për të diskutuar mbi problematikat që kanë lindur pas tragjedisë, veçanërisht strehimi.

Rama u shpreh se qeveria premton se nuk do të bëjë shtëpi kartoni për të prekurit që kanë mbetur pa banesë, por shtëpi brenda standardit.

 “S’do bëjmë shpi kartoni do bëjmë shpi, shpi. Është çështje e planifikimit. Ky është një proces për t’iu thënë strehim atyre që iu është shembur shtëpia, ose është e pabanueshme. Po bëjmë një plan për këtë. Të mos vijnë ata që s’kanë nevojë”, u shpreh Rama.

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, kryeministri u shpreh se do të listohen të gjithë peronat që kanë mbetur jashtë banesave, në mënyrë që ata të akomodohen në hotel.

Qytetarja: Jemi të gjithë përjashta.

Rama: Do bëjmë listën e njerëzve që janë përjashtë dhe do i çojmë në hotel.

(Kosova Sot Online)