Banesa afër gërmadhave të familjes Lala po rrezikon shembjen

  • 27 November 2019 - 14:07
Banesa afër gërmadhave të familjes Lala po rrezikon shembjen

Banesa ngjitur vilës së familjes Lala në zonën e ish kënetës në Durrës duket sikur do të rrënohet nga momenti në moment.

Godina nuk u shemb nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter, por duket se qindra paslëkundjet e kanë dëmtuar rëndë dhe bërë të pabanueshme shtëpinë. Pranë këtij objekti ndodhet dhe një tjetër banesë, e cila dukshëm rrezikon nëse godina shembet.

Ngjarja ndodh pikërisht pak metra larg gërmadhave të vilës së familjes Lala, ku vijojnë ende kërkimet për të nxjerrë 5 persona. Autoritetet nxorrën ditën e djeshme 4 persona. Remë Lala, 17 vjeçari i cili fatmirësisht është gjallë dhe tre anëtarë të pajetë të familjes.

(Kosova Sot Online)