Rrëfimi prekës i 12-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nën rrënoja nga tërmeti

  • 27 November 2019 - 14:11
Rrëfimi prekës i 12-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nën rrënoja nga tërmeti

Një rrëfim prekës ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur motrën dhe babain nën rrënoja.

"Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e dikur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batania më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaroi 12-vjeçari Alesio Cakoni për mikrofonin e Top Channel.

Ai ende nuk e di për motrën dhe babain, teksa i rrethuar nga familjarët e tjerë ai ende shpreson se siç ai shpëtoi vetëm me disa lëndime edhe ata të kenë shpëtuar njësoj.

(Kosova Sot Online)