Tundet godina, momenti kur Hashim Thaçi trembet live nga tërmeti

  • 27 November 2019 - 16:41
Tundet godina, momenti kur Hashim Thaçi trembet live nga tërmeti

Presidenti i Kosovës sapo zbriti në Thumanë për të vizituar familjet e dëmtuara nga tërmeti, por godina aty pranë është tundur pas tërmetit me magnitudë 5.6 të shkallë rihter dhe që u regjistrua në orën 15.45 minuta.

Por tundja e godinës, prej disa sekonda e ka trembur jo pak presidentin e Kosovës, që ishte gati për të dhënë një prononcim për mediat, pasi takoi edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mision kërkim-shpëtimi në Thumanë, atje ku ka pasur edhe viktima.

Në video duket qartë kur Hashim Thaçi trembet live nga tërmeti, që ishte mjaft i fortë dhe që u ndje edhe në Tiranë, Durrës, Krujë, Laç e më gjatë.

(Kosova Sot Online)