Mendoni se po i shpëtoni tërmetit: Rreziku i madh që na kanoset duke fjetur në makina

  • 28 November 2019 - 10:02
Mendoni se po i shpëtoni tërmetit: Rreziku i madh që na kanoset duke fjetur në makina

Tërmeti i dy ditëve më parë ka shkaktuar deri më tani 40 viktima dhe qindra të lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale. Mijëra banorë të Durrësit, Shijakut, Tiranë dhe zonave përreth kanë ikur nga shtëpitë duke shkuar në zona më të qeta nga tërmeti.

Ndërkohë, një numër i madh kanë zgjedhur që dy netët t’i kalojnë duke fjetur me familjen në makinë me motorin ndezur për shkak të të ftohtit për t’i shpëtuar tmerrit pas lëkundjeve të tërmetit me forcë 6.4 të shkallës richter.

Por, ndërkohë që mendojmë se mbrohemi nga tërmeti, duke fjetur në makinë gjatë natës përballemi me një rrezik edhe më të madh.

Më poshtë abcnews.al rendit tre rreziqet e mëdha që na kanosen duke fjetur në makinë me motorin ndezur:

1-Rreziku nga asfiksia
Një ndër rreziqet kryesore është ai i asfiksisë për shkak të mos qarkullimit të ajrit. Ndërkohë që makina punon, shanset janë të mëdha që në kabinë të qarkullojë i njëjti ajër duke shkaktuar asfiksi. Në raste të caktuara gazrat që lëshon makina mund të futen edhe në kabinë duke shkaktuar gjithashtu asfiksi.

2-Helmimi nga dioksidi i karbonit
Kur motori është ndezur ai thith oksigjen për të djegur karburantin. Në raste normale oksigjeni thithet nga jashtë, opr në rastet kur ka probleme teknike mund të konsumohet edhe oksigjeni që gjendet në kabinë. Studimet tregojnë se oksigjeni konsumohet shpejt në kabinë kur motori është ndezur. Në kushtet kur flemë me motorin ndezur rreziku rritet në mënyrë të jashtëzakonshme.

3-Probleme me kondicionerin
Problemet me sistemin e kondicionimit janë një tjetër shkak që mund të rrezikojnë jetën tuaj teksa flini në makinë me motorin ndezur. Zgjidhja për këtë është mbajtja e xhamave të makinës hapur, por kjo nuk mund të funksionojë në mot të ftohtë sic është tani. 

(Kosova Sot Online)