56 ndërtesa në Lezhë të dëmtuara nga tërmeti, 10 të pabanueshme

  • 28 November 2019 - 14:02
56 ndërtesa në Lezhë të dëmtuara nga tërmeti, 10 të pabanueshme

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ka bërë që shumë banesa të bëhen të pabanueshme.

Gazetari i medias  raporton se aktualisht në zonën e Kurbinit janë 18 ndërtesa të dëmtuar nga tërmeti, ndërsa 8 prej tyre janë të pabanueshëm.

Ndërsa në rang qarku janë 56 ndërtesa me dëmtime nga tërmeti (10 të pabanueshëm) 40 shtëpi private me dëmtime të cilat po verifikohen nga grupet e punës.

Një pjesë e banorëve janë zhvendosur në çadra por shprehen se kushtet aty nuk janë aspak të mira.

Pas reshjeve të shiu qëndrimi në çadra është bërë akoma më e vështirë. Shtabi i emergjencave civile ka bërë thirrje për solidarizim për banorët që kanë mbetur jashtë banesave.

(Kosova Sot Online)