“Skenari i Thaçit me Nismën”, ja ndërhyrja për koalicionin Vetëvendosje-LDK

  • 28 November 2019 - 15:57
“Skenari i Thaçit me Nismën”, ja ndërhyrja për koalicionin Vetëvendosje-LDK

 “Për mosmarrëveshjet që kanë mes tyre LVV e LDK për ndarjen e kulaçit qeverisës, gjithsesi do të duhet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, por paraprakisht presidenti Thaçi do ta shfrytëzon për mundësinë e tij kushtetuese që ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor dhe ta vazhdon lojën e ndërskamcave politike duke provuar që eventualisht ta fus në këtë mes edhe “Kalin e Trojës”, koalicionin NISMA-AKR-PD, që ta ketë në sistem të kontrollit të vetë dhe për ndikim në qeveri që ta ruan edhe më tutje primatin e liderit në bisedimet që duhet të fillojnë së shpejti me Serbinë, par arritjen e marrëveshjes finale” tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Me kthimin e përgjigjes negative nga Gjykata Supreme e Kosovës për ankesën e Vetëvendosjes rreth pakove me vota të vonuara nga diaspora, ka ardhur edhe fundi i maratonës zgjedhore, që i hapi rrugë certifikimit të menjëhershëm të rezultatit final të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.

Mirëpo për dallim nga rezultati preliminar, tani dy partitë fituese të zgjedhjeve LDK dhe LVV kanë 4 deputet më pak, sepse rinumërimi i votave e futi edhe subjektin politik NISMA-AKR-PD me 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës, dhe tani diferenca mes LVV dhe LDK në numër deputetësh, është vetëm një deputet.

Përbërja e Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve do të ketë këtë numër deputetësh: Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK-PSD 13, “Srpska” 10 dhe koalicioni NISMA-AKR-PD 6 deputetë.

Analistët politikë shprehin shqetësimin e tyre se tani me këtë rezultat të ngushtuar vetëm për një deputet të dallimit mes LVV-së dhe LDK-së, do të ashpërsohen akoma më shumë mosmarrëveshjet për arritjen e marrëveshjes zyrtare për koalicionin qeverisës, dhe kështu do të krijohet hapësirë që të ndërmjetësojë Hashim Thaçi duke vazhduar lojën e ndërskamcave, dhe duke provuar që eventualisht ta fus në këtë mes edhe “Kalin e Trojës”, koalicionin NISMA-AKR-PD, që ta ketë në sistem të kontrollit të vetë dhe për ndikim në qeveri, që ta ruaj edhe më tutje primatin e liderit në bisedimet me Serbinë.

Të gjitha këto opsione i parasheh në analizën e tij për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Florim Zeqa.

Image
Florim Zeqa

Sipas Zeqës, interesi i vendit është krijimi i shpejtë i qeverisë dhe tejkalimi i dallimeve për interes të vendit, pavarësisht faktit me zvarritjen e deritanishme që ndodhi, Hashim Thaçi arriti që ta fus në Kuvend koalicionin parazgjedhor NISMA-AKR-PD për t’i shërbyer atij.

“Më në fund, me kthimin e përgjigjes negative nga Gjykata Supreme e Kosovës për ankesën e Vetëvendosjes rreth pakove me vota të vonuara nga diaspora, ka ardhur edhe fundi i maratonës zgjedhore, që i hapi rrugë certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve. Pra pas maratonës së gjatë të rinumërimit të votave, KQZ-ja e ndihmuar edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe e ndikuar nga Hashim Thaçi e futi "Kalin e Trojes", gjegjësisht koalicionin Koalicionin NISMA- AKR-PD në Kuvend. Tani pas abuzimit skandaloz të procesit zgjedhor, partitë fituese të zgjedhjeve dhe partnerët e koalicionit (LVV-LDK) të dëmtuar për 4 deputet, do ta kenë akoma më të vështirë arritjen e marrëveshjes zyrtare për koalicionin qeverisës”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, Zeqa beson për tejkalimin e dallimeve mes LVV-së dhe LDK-së do të ndërhyn edhe faktori ndërkombëtar, ndonëse nuk e përjashton fare mundësinë që Hashim Thaçi ta zvarritë gjatë nominimin e kandidatit për formimin e Qeverisë.

“Për mosmarrëveshjet që kanë mes tyre LVV e LDK për ndarjen e kulaçit qeverisës, gjithsesi do të duhet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, por paraprakisht presidenti Thaçi do ta shfrytëzon për mundësinë e tij kushtetuese që ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor dhe ta vazhdon lojën e ndërskamcave politike duke provuar që eventualisht ta fus në këtë mes edhe Kalin e Trojës, Koalicionin NISMA- AKR-PD, që ta ketë në sistem të kontrollit të vetë dhe për ndikim në qeveri që ta ruan edhe më tutje primatin e liderit në bisedimet që duhet të fillojnë së shpejti me Serbinë, par arritjen e marrëveshjes finale. Pra, faktori ndërkombëtar përsëri do të ndërhyjë tek subjektet politike që të tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre për ndarjen e kulaçit qeverisës, në mënyrë që të mos vonojnë në procesin e funksionalizimit të institucioneve të reja të Kosovës, për vazhdimin sa më parë të dialogut me Serbinë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)