Paralajmërohet dorëheqja: Ja koha kur Hashim Thaçi udhëton për në Speciale

  • 29 November 2019 - 16:53
Paralajmërohet dorëheqja: Ja koha kur Hashim Thaçi udhëton për në Speciale

“Do të ishte mirë që faktori ndërkombëtar të bëj presion mbi Hashim Thaçin, duke kërkuar nga ai dorëheqjen si dhe t’i kërkohet që të shkoj në Hagë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale, sepse mundë të vonohet ftesa me këto lojëra, por ajo do t’i dërgohet një ditë, sado që mundë të shtyhet për disa javë e muaj”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Fitorja e madhe e dy partive politike opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe krijimi i shumicë së mjaftueshme të votave nga ana e tyre për formimin e qeverisë së re, sipas analistit politik, Dardan Grapci e ka traumatizuar taman si një goditje tërmeti të fuqishëm Hashim Thaçin, prandaj ai tani e ka të vështirë që ta pranojë kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër të vendit.

Image
Dardan Grapci

“Hashim Thaçi edhe pse ende zyrtarisht është President i Kosovës, me heshtjen e tij ndaj pyetjeve nga mediet e Kosovës, po tregon se ka frike nga fitorja e LVV-së, në veçanti ka frikë pre kreut të kësaj partie, fitues dhe mandatar për Kryeministër që është Albin Kurti. E nëse dikush pyet pse po ka frikë Hashim Thaçi nga Albini, atëherë për këtë përgjigje janë shume teori, ka shume përfolja, por unë do ju them se arsyeja pse Ahshim ka frikë nga Albini është frika nga arrestimi”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, me zvarritjen e kryerjes së obligimeve kushtetuese nga Hashim Thaçi për krijimin e institucioneve të reja, Qeverisë dhe Kuvendit, ai po blen kohë edhe nga shkuarja në Gjykatën Speciale dhe humbja e pozitës së presidentit të shtetit. 

“Hashim Thaçi po ka frikë edhe nga Gjykata Speciale e cila është votuar nga vet Presidenti dhe bashkë partiakët e tij, si dhe ish qeveria Haradinaj, nga disa deputet të këtij subjekti politik, edhe pse aso kohe ishin në opozitë por e kishin kërkesën nga kreu i partisë për ta votuar këtë Gjykatë Speciale”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti Grapci mendon se kreu i shtetit me siguri do të ftohet nga Gjykata Speciale për tu marr në pyetje, është dashur kaherë të jep dorëheqje nga kjo pozitë, mirëpo situata e brishtë institucionale po punon për të dhe ai po e shfrytëzon këtë situatë.

“Sipas analizave të shumta, unë mendoj që Hashim Thaçi deri më sot është dashur të jap dorëheqje nga posti i Presidentit për shkak të ballafaqimit me Gjykatën Speciale, kurse vitin e ardhshëm të shkojmë ne zgjedhjet e jashtëzakonshme për ta zgjedhur Presidentin e ri, më se largu deri në Qershor të vitit 2020. Por duke qenë se edhe Ramushi i cili në mënyrë publike dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit, ai tani përsëri po e vazhdon detyrën e tij të kryeministrit jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, dhe njëso po vepron edhe Hashim Thaçi. Prandaj do të ishte mirë që faktori ndërkombëtar të bëj presion mbi Hashim Thaçin duke kërkuar nga ai dorëheqjen si dhe ti kërkohet që të shkoj në Hage, për tu intervistuar nga Gjykata Speciale, sepse mundë të vonohet ftesa me këto lojëra por ajo do ti dërgohet një ditë, sado që mundë të shtyhet për disa javë e muaj”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)