Ambasada e SHBA mesazh për shqiptarët me vargjet e Çajupit

  • 29 November 2019 - 18:25
Ambasada e SHBA mesazh për shqiptarët me vargjet e Çajupit

Ajo që sot do të duhej të ishte festa e Çlirimit, u shndërrua në një ditë tragjike nga pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin, që la pas 49 viktima.

Ambasada e SHBA, ka zgjedhur vargjet frymëzuese të poetit të madh shqiptar, Andon Zako Çajupi, për të uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Postimi i plotë:

Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!

Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta?

Në vendin e tij.

Ku munt të gëzojë

dhe me nder të rrojë?

Në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)