Pamjet video, plagët e rënda që mori Shqipëria

  • 29 November 2019 - 20:06
Pamjet video, plagët e rënda që mori Shqipëria

49 jetë njerëzish, përfshi këtu të fëmijëve të mitur, u shuan nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter i cili goditi Shqipërinë teksa të gjithë flinin në banesat e tyre.

Në të gdhirë të së martës, të gjithë e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, një tragjedi që askush në Shqipëri nuk do ta harrojë. Dhjetëra banesa të rrënuara, jetë të humbura dhe qindra të plagosur.

Pamjet e mëposhtme shohin ‘nga lart’ dhe tregojnë më së miri dimensionin e tragjedisë. Video e publikuar nga Redi Treni kap pamjet nga lart të Thumanës dhe Durrësit, dy prej qyteteve më të goditura nga tërmeti shkatërrimtar. E teksa sot dhjetëra të humbur u përcollën në banesën e fundit, Shqipëria është ende e brishtë dhe po vuan si asnjëherë më parë plagë të rënda që i përcjellin këto pamje.

(Kosova Sot Online)