
Lexoni edhe:
Paralajmërimi i analistit: Ja kush do të përfundoj në burg!
“Vetëm nëse bëhet ligji Veting, do të dëshmohet nga kjo klasë politike që do të vij tani në pushtet se me të vërtetë janë të përkushtuar për luftimin e krimit të organizuar dhe për ta ndërtuar shtetin që është në prag të rrezikut, për tu rrënuar. Ligji Veting është treni i fundit për neve për ta zënë hapin e humbur dhe shpëtuar shtetin”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.
Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, po e shohin me shqetësim të madh kapjen e sistemit të drejtësisë nga mafio-politika dhe krimi i organizuar, ku e gjitha garnitura në këtë sistem, prokurorët dhe gjyqtarët, sillen mbi ligjin, duke pas edhe përkrahjen e pushtetarëve.
Madje sipas analistëve, ata as nuk lodhen të punojnë për çka paguhen, por vetëm për atë se çka i porosisin pushtetarët e inkriminuar dhe i paguan nëntoka kriminale.
Për këtë gjendje alarmante në sistemin e drejtësisë, për “Kosova Sot Online” ka folur njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari.
Sipas Miftarit, nuk ka formulë tjetër të pastrimit të drejtësisë dhe kthimit të sundimit të ligjit në binarët e drejtë, përveç zbatimit pa vonesë të ligjit Vetting, ligj të cilin e ka për obligim ta sjell qeveria e re.
“Sjellja e prokurorëve dhe e gjyqtarëve tërësisht mbi ligjin, dukje e shkelur atë vazhdimisht, vetëm e tregon faktin se si shteti dhe të gjitha institucionet, drejtësia, policia, AKI, prokuroria, janë institucione të kapura nga krimi i organizuar dhe nga bosët e korruptuar politik. Mungesa e disiplinës e tregon se edhe KPK dhe KGJK si organe kontrolluese të gjykatave dhe prokurorive janë po ashtu organe të kapura nga krimi i organizuar përmes politikanëve të korruptuar”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.
Sipas Miftarit, derisa edhe KPK dhe KGJK janë të instrumentalizuara nga krimi dhe politika e inkriminuar, atëherë nuk mundë të flitet për përgjegjësi dhe llogaridhënie individuale as për prokurorët dhe as për gjyqtarët e Kosovës.
Paralajmërimi i analistit: Ja kush do të përfundoj në burg!Lexoni edhe:
“Kjo gjendje tregon se nëse nuk bëhet urgjent një fshesë, VETING i përgjithshëm për ti dezinfektuar këto organe nga krimi i organizuar, duke filluar nga gjyqësia, policia, prokuroria, AKI, për të vepruar urgjent nga Qeveria e re që është në ardhje, atëherë krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë dhe rrënojnë edhe qeverinë në ardhje. Nëse as Qeveria e ardhshme nuk do të ketë sukses që shtetin e Kosovës ta bëj një shtet ligjor dhe shtet funksional, duke i pastruar organet dhe institucionet e shteti të kapura nga Hashimat, Kadriat, Ramushat, Isat e Fatmirat, Kosova, shteti i jonë për të cilin aq shumë kemi investuar në luftë e në paqe, do të dështoj totalisht siç po dështon secili institucion që nga pas pavarësie, çdo ditë e më shumë. Vetëm nëse bëhet ligji Veting, do të dëshmohet nga kjo klasë politike që do të vij tani në pushtet se me të vërtetë janë të përkushtuar për luftimin e krimit të organizuar dhe për ta ndërtuar shtetin që është në prag të rrezikut, për tu rrënuar. Ligji Veting është treni i fundit për neve për ta zënë hapin e humbur dhe shpëtuar shtetin”, deklaroi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)