Zbulohet: Kjo është frika e madhe e Hashim Thaçit nga Albin Kurti

  • 02 dhjetor 2019 - 07:36
Zbulohet: Kjo është frika e madhe e Hashim Thaçit nga Albin Kurti

“Duket se pikërisht Hashim Thaçit më së shumti po i konvenon situata e brishtë aktuale, mbetja e vendit pa institucione funksionale, sepse vetëm kështu ai mundë të llogarisë edhe ndonjë ditë më tepër, në shtyrjen e ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar nga kjo gjykatë, ftesë e cila do të mundë ta aktivizonte menjëherë edhe kërkesën e partive politike në koalicion për dorëheqje ose shkarkimin e tij, nga posti i presidentit, ngjashëm sikur që veproi, apo u detyrua më parë të largohej edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas rinumërimit të fundit të votave, dhe certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ-së, sipas analistëve politikë është koha që kreu i shtetit të mos vonohet, por menjëherë t’i ftojë partitë politike, dhe sipas autoritetit kushtetues që ka, t’i kërkojë thirrjen e shpejtë të seancës konstituive të Kuvendit, dhe ta mandatojë kandidatin për formimin e qeverisë së re të Kosovës, i cili duhet të jetë Albin Kurti.

Mirëpo, sipas analistëve, Hashim Thaçi duket se akoma ka dilema nëse do të pajtohet me humbjen e zgjedhjeve nga ana e PAN-it, ku timonin kryesor e kishte PDK-ja për ta nominuar tani Albin Kurtin për kryeministër të ri të Qeverisë së Kosovës, për shkak të inateve që kanë Thaçi dhe Kurti.

Lidhur me këtë heshtje të të parit të shtetit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Sipas tij, Thaçit akoma po i konvenon situata e brishtë pa institucione funksionale, sepse kështu ai mundë të llogarisë edhe ndonjë ditë, qoftë për ta firmosur marrëveshjen me Serbinë, qoftë për shtyrjen e ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Image
Gani Qarri

“Ndaj krejt ajo që ndodhi me numërime e rinumërime të votave tash e 7-8 javë me radhë,realisht duket të ketë qenë pjesë e një regjie të mirë përgatitur nga specialistët e BIA-s së Aleksandër Vuçiqit në Serbi, për tu jetësuar nga Valdete Daka,në mënyrë që të prishej balanci i favorshëm për lidhje koalicioni ndërmjet VV-s dhe LDK-s, dhe që ta mbajnë dorën e tyre të zgjatur kuislingun Hashim Thaçi,edhe më tej në krye të shtetit të Kosovës, e mundësisht deri në nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje favorizuese për Serbinë dhe të dëmshme për Kosovën për gllabërimin e veriut me pjesët më të pasura të vendit dhe ndarjen përfundimtare të shtetit tonë të brishtë. Kështu që kuislingu Hashim Thaçi, i zënë ngushtë nga fitorja e VV-së, ashtu siç edhe pritej, tanimë ka filluar hapur ti ikë përgjigjes në pyetjet e medieve për nominimin e Albin Kurtit mandatar të Qeverisë së re edhe pas certifikimit të Rezultatit të zgjedhjeve nga komisioni Zgjedhor”, tha analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, në pamundësi të opsionit të dytë, për emërimin e ndonjë kandidati tjetër, Thaçi tani ka zgjedhur të heshtë.

“Përderisa t’i shtjerrë të gjitha mundësitë për kurdisjen e prapaskenave të mundshme në koordinim me BIA-n serbe, përkundër faktit se ai e ka obligim kushtetues që pas përfundimit të zgjedhjeve, t`u bëjë presion partive politike, së bashku me faktorin ndërkombëtar, që sa më parë segmentet fituese të arrijnë marrëveshjen dhe të konstituohet pa vonesë Kuvendi dhe qeveria e re e shtetit të Kosovës, mirëpo këtë nuk po ë bënë sepse dëshiron të gjuan të mjegull, të blej edhe ndonjë ditë kohë të shtyrjes së ftesës që mundë ti vij nga Gjykata Speciale, dhe ta pëson pastaj fatin e njëjtë sikurse Haradinaj që u detyrua të jep dorëheqje për të mos shkuar në Hagë si kryeministër shteti”, shtoi Qarri.

“Për aq më tepër, ai po dëshiron të përfiton në gjendjen e pa favorshme pas zgjedhore vetëm për të. Duket se pikërisht Hashim Thaçit më së shumti po i konvenon situata e brishtë aktuale, mbetja e vendit pa institucione funksionale, sepse vetëm kështu ai mundë të llogarisë edhe ndonjë ditë më tepër, në shtyrjen e ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale,qoftë si dëshmitar apo i dyshuar nga kjo gjykatë, ftesë e cila do të mundë ta aktivizonte menjëherë edhe kërkesën e partive politike në koalicion për dorëheqje ose shkarkimin e tij, nga posti i presidentit, ngjashëm sikur që veproi, apo u detyrua më parë të largohej edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)